Fitorja jonë nuk është në diskutim!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se fitorja e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit nuk është në diskutim, pasi sipas tij, parakusht për cfarëdo suksesi është besimi se mund t’ia arrij këtij qëllimi.

Lajme

04/06/2014 14:35

Haradinaj ka thënë se parakusht për çfarëdo suksesi është të besohet se mund të arrish qëllimin.

“Unë e di se mundemi, besoni edhe ju se mundemi dhe do të shihni sa shpejt do ta bëjmë këtë vend më të mirin në Ballkan”.

“Edhe 3 ditë deri në fitoren e madhe. Edhe 3 ditë deri në jetësimin e Drejtimit të Ri për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.