Vijnë edhe 42 vëzhgues të BE-së

Dyzetedy vëzhgues afatshkurtër të Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) do të vendosën të mërkurën në Kosovë.

Lajme

03/06/2014 12:43

Ata do t’iu bashkohen 20 vëzhguesve afatgjatë të EOM-it, të cilët tashmë ndodhen në gjithë Kosovën.

Zgjedhjet e përkohshme parlamentare mbahen këtë të diel.

Vëzhguesit e Misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit vijnë me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga kishte kërkuar dërgimin e këtij misioni, pasi sipas saj minitorimi ndërkombëtar ndihmon që zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend të jenë të sigurta, të ndershme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë në mënyrë të lirë.