Lumezi, kryeprokuror i Shtetit?

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka treguar listën e kandidatët të cilët kanë marrë më së shumti pikë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajme

03/06/2014 09:20

Aleksandër Lumezi ka marrë 78.67 pikë, i pasuar nga Shyqri Syla dhe Jetish Maloku.

Lumezi aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Ai më parë ka drejtuar Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë dhe Prokurorinë Komunale.

Këshilli Prokurorial pritet që të bëjë nominimin e kandidatit për kryeprokurorë, dhe bazuar në pikët që ka marrë, pritet që të jetë Aleksandër Lumezi.

Më pas ky organ do të dërgojë emrin në Presidencë për dekretim.

Kryeprokurori i ri i Shtetit do të marrë detyrën më 6 gusht, ditë kur kryeprokurori i tashmë Ismet Kabashi Pensionohet.