Rexhepi u bënë thirrje partive që të tregojnë maturi më 8 qershor
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka ka thënë se Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Lajme
Në një intervistë për “Epoka e Re”, Rexhepi ka thënë se PK dhe prokurorët do të operojnë në mbarë Kosovën, ndërkaq EULEX do t’i ndihmojë në rast nevoje ata.
Ai ka thënë se beson se zgjedhjet do të jenë të lira dhe sipas standardeve evropiane, por Rexhepi gjithashtu u ka bërë thirrje partive politike që më 8 qershor të tregojnë maturi në mënyrë që të ruhet vota e qytetarëve.
“Ne tashmë i kemi bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sikurse në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit janë në gjendje gatishmërie në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i lirë, fer dhe demokratik”.
“Policia e Kosovës dhe prokurorët do të operojnë në tërë territorin e Kosovës. Në çdo pjesë të Kosovës, Policia do të jetë reaguesja e parë, ndërsaq EULEX-i do t’i dalë në ndihmë në rast se do të ketë nevojë”.
“U bëjë thirrje të gjitha partive politike të tregojnë maturi në ditën e zgjedhjeve. Natyrisht vota e lirë e qytetarëve duhet të shkoj në adresën e duhur. Qytetari është sovran për votën e vet dhe voton sipas bindjeve të veta”, ka thënë për “Epoka e Re”Ministri Bajram Rexhepi.