Gati 950,000 njerëz janë zhvendosur shkaku i vërshimeve
Kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Vjekosllav Bevanda deklaroi të hënën se gati 950,000 njerëz janë zhvdnesour nga banesat e tyre, ndërsa të rrezikuar janë pothuaj gjysma e popullatës.
Lajme
Kryeministri i radhës sipas rotacionit i kësaj republike ngushëlloi familjet e viktimave në këtë ngjarje tragjike, si dhe falënderoi të gjithë ata të cilët kontribuan që pasojat e fatkeqësisë të mos jenë edhe më të mëdha.
Në këtë kontekst, ai përmendi veçmas Forcat e Armatosura, ato të mbrojtjes civile në të gjitha nivelet, popullatën lokale që është vetorganizuar, si dhe vullnetarët e shumtë.
\”Sërish dua posaçërisht të falënderoj vendet e rajonit, të cilat kanë reaguar, të gjithë miqtë dhe shtetet që kanë dërguar ndihma dhe po dërgojnë ndihma për Bosnjën\”, deklaroi Bevanda.
Sipas tij, aty janë duke ndihmuar 200 ekipe nga bota.