Premtimet absurde të partive tjera, zbavitje njëmujore
Kryetari lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj ka thënë se ka raste kur partitë politike në vend po ia kalojnë atij për premtime absurde. Ai i ka quajtur deklaratat e fushatës paraelektorale si një show, zbavitje njëmujore e reklama të hiperbolizuara me premtime.
Lajme
Teksa ka folur për shëndetësinë, Arifaj tha se më mirë do të ishte që në botë të tregoheshim si vendi me më së paku sëmundje. Ndërsa i pyetur për ndryshimet që do të bëjë Partia e Fortë në arsim, kryetari lexhendar tha se politika ka treguar që nuk ke nevojë ta përfundosh shkollën për të qenë i suksesshëm, sepse “ata që i përkushtohen mësimit i kanë punët më së keqi”.
Ndryshimet që Partia e Fortë do t’i bëjë në arsim janë që shkollën e mesme përfundimisht do ta heqin, ndërsa shkollën fillore do ta bëjnë jo të rregullt, në mënyrë që nxënësit biznesmenë, të cilët kanë treguar qe një kohë të gjatë shpirtin e ndërrmarrësit të suksesshëm, të kenë kohë të zhvillojnë biznesin e tyre duke shitur cigare, fara e të tjera.
Visar Arifaj ishte i ftuar i Klubit të Debatit në kuadër të manifestimit “Ditët e Hapura të Pjetër Budit”, që organizohet nga organizata studentore e kolegjit “Pjetër Budi” tash e pesë vjet me radhë.