VMRO- DPMNE e BDI zyrtarizojnë koalicionin
BDI e Ali Ahmetit ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë me VMRO-DPMNE, duke hequr dorë nga disa kërkesat e saj. Kjo parti ka planifikuar një skenar që parasheh arsyetimin e qëndrimeve apo vendimeve të saj, që nënkuptojnë heqje dorë nga çështjet e deklaruara më parë.
Lajme
Sipas këtij skenari, BDI sot do të jetë e pranishme në konstituimin e përbërjes së re parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit, i cili do të jetë Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE.
Ndërsa ditën e hënë, në seancën e inaugurimit të presidentit, deputetët e BDI-se do të braktisin sallën, me paraqitjen e presidentit të sapozgjedhur Gjorgje Ivanov. Ata në këtë mënyrë do të arsyetojnë vendimin e tyre se nuk pranojnë legjitimitetin e Ivanovit.