Rrolladë me mish dhe me spinaq
Receta është shumë ushqyese dhe apkikohet shumë nëpër gjithë vendet e botës, e sidomos për njerëzit të cilët parapëlqejnë mishin dhe spinaqin. Këto shije kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën, andaj ju sygjerojmë ta përgadisni, sepse do ndaheni të kënaqur dhe tryezës suaj familjare do i shtohet edhe një recetë më shumë.
Lifestyle
Kohëzgjatja: 1 ore e 40 min.
Përbërësit:
300 gr mish i kuq
200 gr spinaq
2 vezë
150 gr djath (kaqkavall)
½ e qepës
50 gr margarin
Kripë, piper, origano
Përgaditja
Mishi i kuq duhet të jetë në formë të fileve dhe shumë i hollë për nga trashësia.
Rrihet me çekan të kuzhinës mish i kuq dhe kriposet pak me kripë dhe piper.
Spinaqi pastrohet me ujë dhe grimcohet shumë imët.
½ e qepës coptohet dhe vendoset në një enë me 50 gr margarinë.
Fërgohet qepa mirë dhe në të vendoset spinaqi i grimcuar, në këtë masë shtojmë edhe një gotë të vogël me ujë dhe 2 vezë në mënyrë që të zbutet spinaqi dhe të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Pasi që të kavërdiset spinaqi në mishin e petëzuar hedhim mbi të masën nga spinaqi në formë të shtrirë.
Mbi të hedhim djathin e prerë nëpër të gjithë pjësen e mishit dhe spinaqit…
Veprojmë kështu derisa ta përfundojmë të gjithë masën.
Mishi bashkë me spinaqin rrotullohet në fomë të rolesë dhe vendoset në një enë të rrafshët me 1 gotë ujë dhe e gjithe kjo vendoset në furrë.
Nëse mishi nuk qëndron në formë të rolesë lidheni me penjë të kuzhinës.
Në furrë ushqimi qëndron për 30 -40 min në tem 200 gradë.
Assesi mos e shtoni temperaturën pasi që mund ta thani mishin sepse është i hollë.
Kur nxirret nga furra prejeni në pjesë të holla dhe servireni në pjatë.
Ju bëftë mirë!