Mourinho kundërsulmon Hazardin
Jose Mourinho iu kundërpërgjigj mesfushorit Eden Hazard që kundërshtoi qasjen defanzive të ekipit pas ndeshjes me Atletico Madridin, duke thënë se ylli belg nuk është i gatshëm të sakrifikohet për ekipin.
Sport
Jose Mourinho iu kundërpërgjigj Eden Hazardit që kritikoi taktikën e tij, duke thënë se mesfushori i Chelseas “nuk është 100 përqind i gatshëm” të sakrifikojë veten për ekipin.
Strategu i Blues u paraqit në konferencë për shtyp të premten duke mbrojtur deklaratat e yllit belg, duke thënë se komentet e Hazardit për qasjen e tij defanzive janë “transformuar”.
Por, Mourinho e mbylli duke thënë se nuk ishte i kënaqur me mesfushorin.
“E kam dëgjuar intervistën. Fjalët janë ndryshe nga ato që janë publikuar nga disa media. Fjalët e tij janë transformuar. Ai nuk ishte kritik. Zakonisht, merrni komente nga një futbollist si ai që nuk mund të zgjidhin një problem sikur ai që kishim ne tek goli i parë”, u shpreh Mourinho.
“Në ndeshjen e parë, Willian luajti në krahun e majtë dhe Cole ishte në tërësi i mbrojtur. Eden është futbollist i cili nuk është i gatshëm nga aspekti mendor që të përkujdeset për mbrojtësin e tij të majtë”.