Prokurorja speciale paralajmëron arrestime të reja në Komunën e Prishtinës
Në emisionin “Puls” të KTV-së u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe hetimeve të profileve të larta. E ftuar e emisionit ishte Drita Hajdari, prokurore në prokurorinë speciale të Kosovës dhe ish-koordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit.

Lajme
Gjatë debatit u bën publike shumë raste ku pikërisht kjo prokurore është marrë dhe ka mbrojtur me ngulm punën e kolegëve të saj, në punën e tyre dhe ka treguar për herë të parë, ekskluzivisht, për hetimet dhe aktakuzat që janë ngritur e sidomos rasti i arrestimeve në komunën e Prishtinës.
Udhëheqësi i emisionit, Mefail Bajqinovci, i tha prokurores Hajdari se ajo dhe kolegët e saj nuk kanë pas guxim të merren me asnjë rast të rëndë, dhe janë marrë vetëm më hajna të xhepave.
Hajdari tha se kjo nuk është e vërtetë. “Unë kam hetuar dhe ngrit aktakuzë ndaj dy ish ministrave, Astrit Haraqisë dhe Valton Beqirit, ku janë dhënë paratë për xhirimin e filmave dhe ato filma nuk janë xhiruar asnjëherë dhe lënda është në procedim”, ka thënë ajo, raporton Koha.net.
Hajdari ka shtuar se ka ngritur aktakuzë edhe në rastin e “HIB Petrol”-it, ndaj menaxherëve të ndryshëm të prokurimit, ndaj një ish-ministri tjetër e ndaj kryetarëve të komunave.
“Në rastin e pasaportave kam qenë pjesë e hetimeve. Aktakuza kundër menaxherëve të prokurimit të policisë së Kosovës e shumë zyrtarëve të tjerë”, ka përmendur Hajdari rastet ku ajo ka qenë e përfshirë.
Duke folur për rastin e arrestimit të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, prokurorja Hajdari ka thënë se hetimi i këtij rasti ka filluar në shtator të vitit 2013, ndërsa si rast ka ardhur nga departamenti special kundërkorrupsionit nga policia e Kosovës, derisa ajo ka qenë në prokurorinë e qarkut.
“E hapa rastin dhe i kemi shfrytëzuar ato teknika dhe metodat e hetuesisë gjatë asaj kohe që askush nuk ka ditur dhe kemi siguruar prova të rëndësishme që kanë të bëjnë me krim të organizuar. Është shumë interesant. Unë, për të mbledhur dokumente nga komuna, e kam kontaktuar Liburn Aliun, Drejtorin e Urbanizimit, për të kërkuar dokumentacionin e rastit me telefon. Ende pa i treguar, vet Z. Liburn më ka thënë, ‘Prokurore, kemi nevojë për juve’. Unë edhe në emisionin tuaj Mefail i kam thënë Liburnit mos me fol për emra në debatin me juve për shkak se ishte koha e arrestimit. Tash ka shumë qytetarë që po lajmërojnë çka ju ka ndodhë. Ky hetim i ka dy segmente: segmenti i parë ka të bëjë me ndërtime pa leje në banesa kolektive, segmenti i dytë janë objektet kolektive banesore cilat kanë filluar ndërtimin me leje ndërtimore po qysh në start janë zgjeruar dhe ua kanë shkatërruar jetën qytetarëve. Këtu kemi leje për 6 kate dhe është ndërtuar në 10 kate”, ka thënë prokurorja Hajdari.
Në emisionin “Puls” të KTV-së u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe hetimeve të profileve të larta. E ftuar e emisionit ishte Drita Hajdari, prokurore në prokurorinë speciale të Kosovës dhe ish-koordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit.
Gjatë debatit u bën publike shumë raste ku pikërisht kjo prokurore është marrë dhe ka mbrojtur me ngulm punën e kolegëve të saj, në punën e tyre dhe ka treguar për herë të parë, ekskluzivisht, për hetimet dhe aktakuzat që janë ngritur e sidomos rasti i arrestimeve në Komunën e Prishtinës.
Hajdari tha se akuzat për mbrojtjen e punës së prokurorëve nuk janë të vërteta. “Unë kam hetuar dhe ngrit aktakuzë ndaj dy ish ministrave, Astrit Haraqisë e Valton Beqirit, ku janë dhënë paratë për xhirimin e filmave dhe ato filma nuk janë xhiruar asnjëherë dhe lënda është në procedim”, ka thënë ajo, raporton Koha.net.
Hajdari ka shtuar se ka ngritur aktakuzë edhe në rastin e “HIB Petrol”-it, ndaj menaxherëve të ndryshëm të prokurimit, ndaj një ish-ministri tjetër e ndaj kryetarëve të komunave.
“Në rastin e pasaportave kam qenë pjesë e hetimeve. Aktakuza kundër menaxherëve të prokurimit të policisë së Kosovës e shumë zyrtarëve të tjerë”, ka përmendur Hajdari rastet ku ajo ka qenë e përfshirë.
Duke folur për rastin e arrestimit të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Hajdari ka thënë se hetimi i këtij rasti ka filluar në shtator të vitit 2013, ndërsa si rast ka ardhur nga departamenti special kundër korrupsionit nga Policia e Kosovës, derisa ajo ka qenë në Prokurorinë e Qarkut.
“E hapa rastin dhe i kemi shfrytëzuar ato teknika dhe metodat e hetuesisë gjatë asaj kohe që askush nuk ka ditur dhe kemi siguruar prova të rëndësishme që kanë të bëjnë me krim të organizuar. Është shumë interesant. Unë, për të mbledhur dokumente nga Komuna, e kam kontaktuar Liburn Aliun, Drejtorin e Urbanizimit, për të kërkuar dokumentacionin e rastit me telefon. Ende pa i treguar, vet z. Liburn më ka thënë: ‘Prokurore, kemi nevojë për juve’. Unë edhe në emisionin tuaj i kam thënë Liburnit mos me fol për emra në debatin me juve për shkak se ishte koha e arrestimit. Tash ka shumë qytetarë që po lajmërojnë çka ju ka ndodhë. Ky hetim i ka dy segmente: segmenti i parë ka të bëjë me ndërtime pa leje në banesa kolektive, segmenti i dytë janë objektet kolektive banesore të cilat kanë filluar ndërtimin me leje ndërtimore po qysh në start janë zgjeruar dhe ua kanë shkatërruar jetën qytetarëve. Këtu kemi leje për 6 kate dhe është ndërtuar në 10 kate”, ka thënë prokurorja Hajdari.
Ajo nuk ka dashur të thotë se i vetmi institucion ka qenë Komuna e Prishtinës më shumë bashkëpunuese, pasi që, sipas saj, “më thonë je me Vetëvendosjen”.
“Unë kënd e kam hetuar, arrestuar, ndaj kujt kam ngrit aktakuzë, më kanë thanë je e PDK-së, LDK-së e gjithçka. Vlerësoj se z. Ratel, shefi im, ka ardhur në kohën e arrestimit të zyrtarëve komunalë dhe se ishte gjest kolegjial në shenjë respekti për punën time”, ka thënë Hajdari në emisionin “Puls”.
Prokurorja Hajdari ka thënë se mund të ketë zgjerim të hetimeve, madje edhe arrestime ve të reja në lidhje me rastin e Komunës së Prishtinës.
“Unë nuk e përjashtoj edhe zgjerimin e hetimeve dhe arrestimeve, por nuk mund të flas më shumë, nuk mund të jap përgjigje për shkak të hetimeve, por nuk përjashtoj asgjë”.
Ndërkaq, në lidhje me aktakuzën ndaj kompanisë “HIB Petrol”, Hajdari ka thënë se e ka hetuar këtë rast se si është e mundur që kjo kompani me qenë më e shtrenjta, të konkurrojë me zero premium, pa përfitim, ndërsa në implementin e kontratës ka prezantuar faturat për çmimin e naftës dhe ka rezultuar më e shtrenjtë, dhe në këtë mënyrë Hajdari thotë se e ka zbuluar se ka të bëjë me çmime të fryra për transport.
“Pra HIB Petroli ka mashtruar. Kam zbuluar se menaxheri i kompanisë HIB Petrol, i cili ka nënshkruar kontratë më Policinë e Kosovës. Kështu kam ngrit aktakuzë kundër menaxherit të HIB Petrolit. Gjatë hetimit të HIB Petrolit kam zbuluar se në bazë të dokumenteve unike doganore në doganën e Kosovës DUDAT e ashtuquajtur, kjo kompani kur ka importuar naftë për nevoja vetanake, kam zbuluar se për sasinë e njëjtë të naftës, për cilësinë e njëjtë të naftës, ka paraqit çmimin e transportit p.sh. 500 euro, për policinë e Kosovës 2500 euro, për disa kompani tjera poashtu 500 euro ndërsa për institucione tjera, Ministrinë e Financave 2500 euro. Këtu është fsheh vepra penale e mashtrimit që e kam akuzuar menaxherin e kompanisë”, ka treguar prokurorja Drita Hajdari.
Ajo thotë se punën e saj e ka kryer, ka ngritur aktakuza për gjitha këto lëndë, por thotë se nuk e di pse gjykata nuk po i cakton këto lëndë.
Prokurorja Hajdari thotë se në rastin e pasaportave ka pasur sulme dhe kërcënime ndaj saj. Ajo pohon se kur ka marrë informatën për këtë rast, nuk i është dukur si një rast i rëndë.
“Ky rast ka ardh tek unë dhe nuk më është duk aq i rëndë në fillim. Një dyshim fillimisht se një kompani nga Kosova nuk ka transferuar 1 milonë e 400 euro”.
“Kjo informatë ka ardh tek unë, në momentin kur unë kam përpiluar një aktakuzë të rëndëishme në një rast tjetër. mirëpo unë kam reaguar menjëherë, dhe kam kërkuar grumbullimin e provave, informatave nga Policia e Kosovës. Në momentin kur kam pranuar raportin policor, pasqyrave bankare, Prokurori i EULEX-it, i cili ka shfrytëzuar kompetencat, ka ardh më ka thënë se do të merr lëndën por unë kam mbet si anëtare e ekipit. Aty janë paraqit probleme të shumta, mua më kanë sulmuar sepse është më lehtë të më kërcnonin mua se sa një prokurorë të eulex”.
“Ky rast ka përfunduar me ngritjen e aktakuzës për krim të organizuar”.