NRG Band s’japin ‘As 5 pare’ në këngën e re me videoklip
NRG Band kanë lansuar në këngën më të re ‘As 5 pare’ të cilës ia kanë bashkangjitur edhe një videoklip interesant, ku shihet Besniku duke ecur ‘mbarë’ nëpër sheshin e Prishtinës.

ShowBiz
Gjithmonë kanë qenë kreativë, interesant dhe të hareshëm. Për këtë sezon të verës grupi NRG Band kanë vendosur të vijnë me një videoklip më ndryshe, megjithëse stilin e tyre të këngës e kanë ruajtur.
Në klip shihet frontmeni i grupit, Besnik Qaka, i cili ec nëpër sheshin e Prishtinës duke kënduar, duke ecur dhe duke ‘rregulluar’ gjërat e hedhura nëpër shesh.
Në fakt, është Besniku ai i cili ka ecur mbrapsht dhe është xhiruar e i ka bërë gjithë ato manovra, ndërsa video e xhiruar vetëm luhet nga fundi.
Kështu në shesh mund të vërejmë Besnikun dhe disa nga aktorët që ecin mbarë, ndërsa gjithë njerëzit e tjerë dhe kalimtarët e rastit nëpër shesh shihen të shkojnë mbrapsht.