Del Piero largohet nga Sydney FC
Alessandro Del Piero i ka dhënë fund eksperiencës me ekipin Sydney FC pas dy vjetësh. Legjenda e futbollit italian e ka falënderuar klubin australian për mundësinë që ia dha, duke treguar se për të kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme.

Sport
Alessandro Del Piero ka konfirmuar se do të largohet nga Sydney FC në fund të këtij sezoni.
Legjenda e Juventusit e kreu kohëve të fundit edhe detyrën e trajnerit, të lënë të lirë nga Frank Farina, në klubin nga A-League.
39 vjeçari dhe klubi australian po mendojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin, por mbetet e paqartë se në çfarë mënyre.
Pasi realizoi 24 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në të dyja sezonet, Del Piero e ka falënderuar ekipin e tij për mundësinë që ia dha.
“Australia, ka ardhur momenti t’ju them ‘arrivederci’. Aventura ime në Sydney FC po mbyllet dhe, edhe pse ndihem keq, e kam marrë vendimin tim, pas një periudhe të shkëlqyeshëm këtu”, ka thënë Del Piero.
“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë, sepse jeta ime brenda dhe jashtë fushës ka qenë fantastike. Familja dhe unë i kemi shijuar këto dy vjet të mrekullueshëm. Australia do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë”, përfundoi sulmuesi italian.