9 smoothie për 9 gjendje të ndryshme

Pijet qe përgatiten nga ekstraktim (bluarje) e frutave te ndryshme kane një ndikim pozitiv te jashtëzakonshëm për organizmin e njeriut.

Lifestyle

01/01/2017 12:21

Kështu mendon së paku një prej profesionistëve më të mirë të fushës, Stefano Polato, i cili për një kohë të gjatë është marrë me përgatitjen e recepturave ushqimore për personelin e stacioneve hapësinore.

Ajo që është e rëndësishme, sipas shefit të njohur të kuzhinës, nuk është vetëm ndikimi në aspektin fizik, por edhe ai që lidhet me imunitetin, kujtesën, cilësinë e gjumit dhe humorit dhe gjendjes psikoemocionale në përgjithësi.

1. Smoothie për përforcimin e kujtesës

– 2 luge boronice e ngrirë
– 1 lugë arra të copëtuara
– 1 lugë me fara lini
– Gjysmë gote suko portokalli natyral
– Gjysmë gote lëng bajamesh
– Tre kubete me akull të grirë

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

2. Smoothie për përmirësimin e hidratimit të organizmit

– 2 feta bostan
– Gjysmë fete shalqi (vetëm pjesa e kuqe)
– Një karotë
– 2 flete sherbele

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

3. Smoothie për fëmijët

– Një lugë kakao e hidhur pluhur
– Katër gjethe mente
– Një pjeshke pa push
– Tre kajsi

Të gjithë këtë masë e hedhim në goten e Nutribullet dhe i ekstraktojmë. Kakaoja hidhet më pas direkt në gotën me pije.

4. Smoothie për dhimbje barku

– 2 kiwi
– Një gotë me suko portokalli natyral
– Një lugë kanelle pluhur

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

5. Smoothie për humor të mirë

– 10 bajame
– Dy karota
– Një dardhë
– Gjysmë kërcelli selino

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

6. Smoothie kundra të ftohurit

– Një dorë spinaq
– Një kërcell selino
– Një mollë jeshile
– Një centimetër xhenxhefil

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

7. Smoothie kundra stresit

– Gjysmë avokadoje
– Një lugë manaferra
– Gjysmë banane
– Pesë luleshtrydhe
– Dy lugë kos grek
– Gjysmë gotë suko portokalli natyral
Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

8. Smoothie kundra ankthit

– 100 gram luleshtrydhe
– Një lugë me fara kie
– Një të tretën e një gote me lëng soje
– Një banane
– Një portokall
– Një centimetër xhenxhefil

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.

9. Smoothie pije pranverore

– Një dorë spinaq i freskët
– 10 qershi
– 1 banane
– 3 gjethe mente

Të gjithë këtë masë e hedhim në gotën e Nutribullet dhe i ekstraktojmë.