9 shprehitë e të folurit që do ju bëjnë të dukeni më të zgjuar (Foto)
Njerëzit oratorë tingëllojnë të mençur pavarësisht se sa inteligjent ata janë.

Lajme
Fatmirësisht, oratoria është një aftësi e cila mund të mësohet, praktikohet dhe të mjeshtërohet.
Më poshtë e keni listën prej 9 teknikave se si ju të bëheni më orator dhe të dukeni më i mençur kur flisni, e që lajmi.net e sjell për ju:
1) Rrini apo uluni duke qëndruar me shpinë të drejtë por të relaksuar
Oratoria është më shumë sesa veç të dini si të përdorni gjuhën tuaj.
Ajo është gjithashtu se edhe si e përdorni gjuhën e trupit tuaj.
Pozita e shpinës suaj është pika kryesore e gjuhës së trupit tuaj dhe prandaj mund edhe të jenë rrënjët e oratorisë suaj.
Një shpinë e drejtë por e relaksuar të vë ty në një pozicion ku dukesh ti fizikisht dhe mentalisht i qëndrueshëm e që bëjnë që fjalët të dalin rrjedhshëm dhe lehtë.
2) Mbajeni mjekrën lartë
Pozicioni i kokës suaj është po aq i rëndësishëm sa pozicioni i shpinës saj.
Që ta mbani “kokën lart” do të thotë se ju tregoni krenari dhe vendosmëri.
Por nëse rrini “kokë ulur” kjo do të thotë se ju veçse jeni mposhtur.
Një qëndrim i kokës i mirë është esenciale për oratorinë dhe për arsye tjera psikike.
Një mjekër e tensionuar (si ajo kur e mbani kokën ulur) ndikon që ju ti përzieni fjalët, duke të ndaluar ty të flisni qartë.
3) Fokusoni tek ata që janë duke të dëgjuar
Oratoria është e vlefshme vetëm nëse njerëzit janë duke të dëgjuar ty, dhe ata nuk do të jenë duke të dëgjuar nëse ti je duke menduar diçka krejt tjetër apo nëse sytë e tu enden nëpër krejtë dhomën.
Oratoria pa pasur të tjerët vëmendjen tek ti, nuk vlen asgjë.
Dy këshilla rreth kësaj: Mos shikoni anash sepse ju bën të dukeni i pa sinqertë, dhe tjetra është se nëse keni nevojë të shikoni poshtë shkrimet që keni përgatitur, bëjeni këtë vetëm duke shikuar poshtë pa e lëvizur kokën.
4) Flitni me zë të mjaftueshëm sa për të dëgjuar të gjithë
Për një nivel të oratorisë maksimale, ju duhet të flisni aq lartë sa që edhe njerëzit që gjenden më së largu mund të dëgjojnë por jo aq lartë që ti bëni njerëzit përpara të ndihen jo komod.
Nëse ju nuk jeni të sigurt për volumin tuaj, atëherë pyetni dikë atje prapa nëse po të dëgjojnë.
Sidoqoftë, asnjëherë mos e rrisni zërin tuaj në nivelin e të bërtiturës.
E bërtitura të bën të dukesh i çmendur e jo orator.
Nëse gjendeni nëse asi pozite atëherë kërkoni për një mikrofon ose kërkoni që njerëzit të afrohen më afër juve.
5) Përshtatni fjalët me gjeste të duarve
Përdorni duart për ti theksuar pikat kyçe.
Mënyra më e lehtë për ta mësuar këtë aftësi është të shikoni se si njerëzit e famshëm apo se si folësit e famshëm publik i përdorin gjestet e tyre përderisa flasin.
Keni vëmendjen dhe shikoni se si lëvizja e duarve të tyre përshtatet me fjalët e tyre.
Nëse ju nuk dëshironi ti bëni këto gjeste atëherë mbani duart e pa lëvizura por kujdes sepse nëse ju luani me syzet tuaja, nëse luani me letrat tuaja, nëse e kruani vetën e kështu me radhë, ju do ta shpërqendroni audiencën dhe do ta ‘anuloni’ oratorinë tuaj.
6) Përshtateni edhe gjuhën e trupit me të folurit.
Shtojuni fuqi fjalëve tuaja duke e lëvizur edhe trupin në mënyrë të duhur.
P.sh., nëse jeni në skenë duke i folur një grupi të caktuar, atëherë ju duhet të lëvizni nga një pikë në pikën tjetër për të ju jap shenja se ju jeni duke e prezantuar një ide të re.
Ose, nëse jeni i ulur në një tryezë konference, përkuluni pak para kur dëshironi të theksoni një pikë kyçe.
7) Përdorni fjalë të cilat secili i kupton
Klishetë janë e kundërta e oratorisë.
Përdorni fjalë apo fraza të papritura që i ilustrojnë më së miri pikat tuaja.
Gjithashtu shmangni fjalë që audienca juaj mund të mos i kuptojë.
Nëse përdorni fjalë të pazakonshme ju bën të dukeni si snob, e jo si të mençur.
Megjithatë, nëse ju patjetër duhet të prezantoni një fjalë të panjohur audiencës suaj, atëherë definojeni atë në një gjuhë shumë të qartë.
8) Flisni me shpejtësi të ndryshme
Nëse flisni gjithmonë me të njëjtin ritëm apo të njëjtën shpejtësi, ajo që ju jeni duke folur shpejtë do të kthehet në monotoni.
Në vend të kësaj, ngadalësoni dhe shpejtoni fjalët tuaja varësisht prej rëndësisë së gjërave që jeni duke i thënë.
Nëse ju jeni duke bërë përmbledhje atëherë flisni më shpejtë se kur ju jeni duke dhënë një informatë të re.
Kur ju jeni duke përshkruar një koncept të rëndësishëm, ju duhet të ngadalësoni për të ju dhënë kohë dëgjuesve që ta kuptojnë më lehtë.
9) Përdorni pauza
Heshtja nuk është vetëm e artë por gjithashtu edhe kurora e lavdisë së oratorisë.
P.sh., një pauzë e shkurtër para se ju të thoni diçka të rëndësishme krijon mundësi që audienca juaj të “varet pas çdo fjale tuajën”.
Por njëkohësisht edhe një pauzë pasi që ju keni thënë diçka shumë të rëndësishme e ka rëndësinë e vet pasi që ju jep një moment dëgjuesve për ta reflektuar rëndësinë e saj.
Një shembull perfekt i oratorisë që vie me pauza është fjalimi i Martin Luther King-ut, “I Have a Dream”. /lajmi.net