9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar nëntë lidhje të paautorizuara të ujit gjatë kësaj jave në zonat e shërbimit të kompanisë. Sipas njoftimit të kompanisë, katër lidhje janë evidentuar në Prizren, katër në Suharekë dhe një në Malishevë. “KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos kryejnë lidhje…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar nëntë lidhje të paautorizuara të ujit gjatë kësaj jave në zonat e shërbimit të kompanisë.
Sipas njoftimit të kompanisë, katër lidhje janë evidentuar në Prizren, katër në Suharekë dhe një në Malishevë.
“KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos kryejnë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, pasi ato janë të kundërligjshme dhe dëmtojnë funksionimin e rregullt të sistemit të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.