9 filma të mbështetur nga QKK në Albanian Film Week

Këtë vit në edicionin e 4-të të Javës së Filmit Shqiptar i cili mbahet në New York prej datës 30 tetor deri 5 nëntor, në mesin e 32 filmave që do të shfaqen në kategori të ndryshme, 9 prej tyre janë filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

ShowBiz

27/10/2015 12:24

Festivali do të hapet me filmin ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja.

Filmat që do të shfaqen në  kategorinë e filmave të metrazhit të gjatë  janë: ‘Tri Dritare dhe një Varje’ dhe ‘Bota’ me regji nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci.

Në filmat e metrazhit të shkurtër ndër të tjerë do të shfaqen edhe ‘Çlirimi’ nga Burim Haliti, ‘Kali’ nga Alban Ukaj, ‘Shkurta’ nga Arzana Kraja dhe filmat e studentëve, ‘Dita e pensionimit’ nga Fisnik Muji, ‘Sonata’ nga Durim Kryeziu, ‘Untold Story’ nga Arbër Krasniqi.

Në dokumentarët që do të shfaqen është edhe dokumentari i mbështetur nga QKK, ‘Toka e Grave’ nga Orhan Kerkezi.

Në vitin e kaluar në këtë festival çmimin ‘Filmi më i mirë i gjatë’ e ka fituar filmi ‘Gone Back’ nga Ernest Meholli, film ky poashtu i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.