8831 raste të reja me COVID-19 në Rusi

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

04/06/2020 09:44

Rusia ka raportuar sot 8,831 raste të reja të koronavirusit, duke rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve në të gjithë vendin në 441,108, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Qendra e reagimit ndaj krizës së koronavirusit të vendit tha se 169 njerëz kishin vdekur nga virusi në 24 orët e fundit.

Kjo sjellë numrin e vdekjeve në të gjithë vendin në 5,384. /Lajmi.net/