80 vjeçari nga Vushtrria i cili pretendon se shëron sëmundje të ndryshme përmes bimëve

Halil Braha 80 vjeçari i cili tash e shumë vite thotë se merret me shërimin e disa sëmundjeve përmes bimëve. Në një intervistë dhënë për lajmi.net, Braha ka thënë se ka shumë sëmundje të cilat ai mund t’i shërojë nëse janë në fazën e parë përfshirë këtu edhe kancerin. Ai thotë se fuqia e bimës…

Lajme

22/08/2024 12:19

Halil Braha 80 vjeçari i cili tash e shumë vite thotë se merret me shërimin e disa sëmundjeve përmes bimëve.

Në një intervistë dhënë për lajmi.net, Braha ka thënë se ka shumë sëmundje të cilat ai mund t’i shërojë nëse janë në fazën e parë përfshirë këtu edhe kancerin.

Ai thotë se fuqia e bimës është e madhe dhe për këtë arsye sëmundja është e pamundur që të kthehet prapa.

“Nuk mbahet 70-80 vjet me rren po mbahet me suksese me përkushtim unë jam i kënaqur se e kum pa që bima nuk të rren”, thotë Braha.

Ai thotë se për shërimin e kancerit nevojiten rreth gjashtë kombinime të bimëve.

Derisa tek çmimet thotë se janë 50 deri në 60 euro, mirëpo thotë se vlera 100 euro mund të jetë shumë e rrallë vetëm në rast të ndonjë sëmundje të rëndë.

Braha thotë këtë punë nuk e ka nisur si biznes.

“Nuk  e kam nisur si biznes që në fëmijëri kam qenë i tillë kam besuar në fuqinë shëruese të bimëve për të cilën kam traditë familjare”, thotë ai.

Ai tregon se pasi filloi të shëroj disa sëmundje iu deshtë të kalonte përmes institutit bio-kimik për tu verifikuar e për të cilën thotë se e kaloi me sukses ku në vitin 1972 kishte marrë patentën se mund të shëroj disa prej sëmundjeve.

Sëmundjet të cilat ai i shëron thotë se janë Bajamet, Gjëndrat tiroide, Hemorroidet, Prostata, Diabeti, Astma etj.

Ndërkaq ai ka përmendur edhe sëmundjet e lëkurës për të cilat thotë se i shëron 97 përqind. /Lajmi.net/