80 prokurorë do të jenë të angazhuar për balotazh

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKP) ka njoftuar opinionin publik se ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, që mbahen këtë të diel, më 9 nëntor 2025. Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se angazhimi kryesor është realizimi i mbrojtjes së votës së lirë të…

Lajme

07/11/2025 15:07

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKP) ka njoftuar opinionin publik se ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, që mbahen këtë të diel, më 9 nëntor 2025.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se angazhimi kryesor është realizimi i mbrojtjes së votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor, transmeton lajmi.net.

Për këtë proces, janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial. Këta zyrtarë do të qëndrojnë kujdestarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të zgjedhjeve, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë.

Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe organizatave që të denoncojnë menjëherë tek prokuroritë përkatëse çdo rast dyshimi për keqpërdorim apo manipulim të votës, nga kushdo qoftë./lajmi.net/