8 zakone që mund t’i japin fund marrëdhënies me partnerin tuaj

Këto janë tetë zakonet nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse dëshironi një marrëdhënie të shëndetshme.

Lifestyle

30/11/2021 14:25

Edhe marrëdhëniet më të lumtura ndonjëherë janë të vështira për t’u mbajtur. Njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme, që mund të shoqërohen me argumente të mëdha ose me keqkuptime. Megjithatë, ka edhe shumë gjëra që duken të padëmshme, por që mund ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj.

  1. I kujtoni partnerit të kaluarën gjatë kohës që debatoni

Qëllimi i një zënke është kryesisht zgjidhja e çështjes. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të kujtoni gjëra që kanë ndodhur vite më parë. Kjo do ta bënte partnerin tuaj të ndihej i padobishëm dhe i pafuqishëm.

  1. Zgjidhni momentin e gabuar për një bisedë serioze

Kur bëhet fjalë për tema serioze, është e rëndësishme të kuptoni se kur është momenti apo koha e duhur për të biseduar. Sigurohuni që partneri të mos jetë i stresuar, i lodhur ose i mërzitur. Kjo mund t’i komplikojë gjërat pa qenë nevoja. Gjithashtu, është jetike të përdorni tonin e duhur: diskutimet më serioze nuk duhet të kthehen në grindje.

  1. Supozoni se mund të ndihet partneri juaj në vend që ta pyesni drejtpërdrejtë

Edhe nëse mendoni se e njihni partnerin, duhet të kuptoni që kurrë nuk mund ta njihni 100 për qind. Të gjithë i shikojnë gjërat në jetë përmes perspektivës dhe sistemit të tyre unik të vlerave. Pra, nëse thoni se e dini çfarë mendon partneri pa e pyetur atë fillimisht, konfliktet në raportin tuaj janë të pashmangshme.

  1. Kritikoni anëtarët e familjes së partnerit tuaj

Tema e familjes shfaqet në çdo marrëdhënie. Megjithatë, mund të keni një këndvështrim ndryshe për jetën në krahasim me anëtarët e familjes suaj ose me ata të partnerit. Kjo mund të shkaktojë keqkuptime apo edhe konflikte. Sido që të jetë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbani mend se këta njerëz janë një pjesë e burrit ose gruas suaj.

Kur diskutoni për diçka që ju shqetëson, mos kritikoni, sepse sulmoni personalitetin e të tjerëve.

  1. Shmangni diskutimet për paratë

Rreth 7 nga 10 çifte kanë probleme me paratë, prandaj kjo çështje është shumë e rëndësishme. Ekspertët rekomandojnë të gjeni rregulla specifike dhe kufizime shpenzimesh që janë të përshtatshme për të dy, dhe të diskutoni së bashku çdo çështje për të shmangur problemet dhe konfliktet.

  1. Largimi nga shtëpia pa e vënë në dijeni partnerin

Kjo tregon se ju po shmangni komunikimin. Edhe nëse jeni bashkë për një kohë të gjatë, gjërat e vogla mund ta prishin ose rregullojnë marrëdhënien. Pra, mos u largoni pa i dhënë të dashurit tuaj një puthje, përqafim, ose disa fjalë të ngrohta.

  1. Përpjekja për të mbajtur nën kontroll zemërimin

Nëse i fshihni emocionet në vend që t’i përpunoni ato, atëherë po i bëni vetes një dëm të madh. Nëse e frenoni zemërimin, mund të ndiheni të shqetësuar, të sulmoni partnerin, të keni dhimbje koke të shpeshta, etj. Kjo e bën shumë të vështirë reagimin e duhur ndaj acarimeve të ndryshme dhe si rezultat, marrëdhënia nuk do të funksionojë, por edhe ju vetë mund të shfaqni probleme të shëndetit mendor.

  1. Kritikat ose thashethemet për miqtë e partnerit tuaj

Të thuash gjëra të këqija për njerëzit që të tjerët i duan, nuk është kurrë një ide e mirë. Kritika është e mirë kur bëhet siç duhet, por thashethemet ju shndërrojnë në një person, të cilit partneri nuk mund t’i besojë. Për më tepër, kjo ndikon keq në shëndetin tuaj dhe mund të shkaktojë rraskapitje, ankth, etj. /Lajmi.net/