8 vende të pabesueshme që gjenden në planetin tonë (FOTO)
Ditëve të sotme ne jemi më shumë kureshtar për planetin e Marsit sesa për planetin tonë.

Lajme
Shumë vende interesante të planetit tonë janë zbuluar dhe dokumentare, por padyshim që ekzistojnë shumë vende të ndryshme që nuk janë parë ende e le më të dokumentohen.
Megjithatë, fotot në vijim janë të bëra nga fotografë të ndryshëm nga e gjithë bota, të cilët kanë hasur në këto vende.
Më poshtë e keni listën të cilën lajmi.net e transmeton për ju:
1) Kanioni Antelope, SHBA
Ky ndosha është kanioni më i vizituar dhe më i fotografuar në Amerikën jug-perëndimore, dhe gjendet në Arizonë.
Pamja e këtij vendi është jashtëzakonisht e bukur dhe preferohet të vizitohet.
2) Pyjet Bamboo, Japoni
Këto pyje gjinden në pjesën veri-perëndimore në Kyoto Basin të Japonisë, duke e mbuluar një pjesë prej 16 kilometra katrorë.
Ky vend është një ndër ambientet më të bukura natyrore në të gjithë Japoninë, dhe jo vetëm për shkak të bukurisë natyrore, por edhe për shkak të tingujve që bëjnë erërat në këtë zonë.
3) Pylli i Zi, Gjermani
Pylli i Zi nuk është vetëm një ndër pyjet më të larmishme, por edhe një ndër regjionet më të mëdha e të njohur për të kaluar pushimet në Gjermani.
Kjo zonë është e gjatë rreth 200km si dhe 60km e gjerë.
4) Livadhet e Luleve Canola, Kinë
Fushat apo livadhet e luleve cangla në Kinë janë një ndër zonat më të bukura në të gjithë botën.
Këto gjenden në Louping Yunnan, Kinë.
5) Mali Roraima, Amerikë Jugore
Mali Roraima i cili gjendet në Amerikën Veriore është një mal gjigant i rrafshët dhe ka një hapësirë prej 31 km katrorë, ku vetëm lartësia e shkëmbinjve të tij është 400 metra.
Ky mal konsiderohet si një ndër formimet më të vjetra të Tokës, e që daton rreth 2 bilion vite më parë.
6) Hang Dong Soong, Vietnam
Shpella e Vietnamit, Hang Song Doong, është shpella më e madhe në botë.
Shpella gjendet në kufi mes Laos dhe Vietnam.
Pos kësaj, shpella në nëntokë e ka edhe një lum i cili rrjedh në një gjatësi prej 2.5 kilometrave, si dhe ka edhe stalagmite më të larta se 70 metra.
7) Hitachi Seaside Park, Japoni
Ky park, afër Ajiguara Beach, është një park i luleve dhe një vend i famshëm për turistët.
Parku e mbulon një pjesë të tokës për rreth 3.5 hektarë, si dhe lulet janë thjeshtë magjepsëse.
Parku është i njohur më së shumti për lulet sezonale, Daffodils dhe Tulips në pranverë, Nemophilia dhe Trëndafili në verën e hershme, si dhe Kochia në vjeshtë.
8) Tuneli i Dashurisë, Ukrainë
Pemë gjigante e rrethojnë këtë tren të vjetër që gjendet në Klevan të Ukrainës.
Ky vend magjik e ka fituar nofkën “Tuneli i Dashurisë” nga vendasit pasi që është një vend shumë i famshëm për çiftet që e vizitojnë.
Ky tren i bukur është në mënyrë natyrale i mbuluar nga pemë të gjelbëruara të cilat e formojnë një tunel. /Lajmi.net