76-vjeçari gjendet i vdekur në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë
Një person i moshës 76 vjeç është gjetur i vdekur sot pasdite në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Sipas Zëdhënësit të Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili e konfirmoi rastin për lajmi.net, njoftimi për personin pa shenja jete është pranuar rreth orës 16:00. Ekipi i policisë së Kosovës së bashku me mjekët emergjent ka…
Lajme
Një person i moshës 76 vjeç është gjetur i vdekur sot pasdite në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.
Sipas Zëdhënësit të Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili e konfirmoi rastin për lajmi.net, njoftimi për personin pa shenja jete është pranuar rreth orës 16:00. Ekipi i policisë së Kosovës së bashku me mjekët emergjent ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha Pllana./lajmi.net/