Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

738 vdekje për një ditë nga COVID-19 në Nju Jork

17:29 | 7 Prill 2020

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se të paktën 5,489 njerëz në të gjithë shtetin kanë vdekur nga koronavirusi.

“Kjo është rritja më e madhe përgjatë një ditevetme,” tha ai. Përgjatë ditës së sotme, Nju Jorku ka pasur 738 vdekje, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Janë raportuar 138.836 raste gjithsej në shtet.

Cuomo zbërtheu numrin e vdekjeve çdo ditë gjatë ditëve të kaluara:

2 Prill: 562

3 Prill: 630

4 Prill: 594

5 Prill: 599

6 Prill: 731. /Lajmi.net/