700 punëtorë të RTK-së pa paga, Bajrami kujton 2021-tën kur Hoti kishte gjetur zgjidhje për një situatë të tillë: Kjo është abuzim me pushtetin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi në mesin e muajit gusht, 700 punëtorë të RTK-së ende nuk e kanë marrë pagën e muajit korrik. Ajo ka thënë se 700 familje po presin nënshkrim nga Albin Kurti, pavarësisht siç ka thënë ajo buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi në mesin e muajit gusht, 700 punëtorë të RTK-së ende nuk e kanë marrë pagën e muajit korrik.
Ajo ka thënë se 700 familje po presin nënshkrim nga Albin Kurti, pavarësisht siç ka thënë ajo buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Për të gjithë ata që nuk e dinë, janë dy komuna: Prishtina dhe Gjilani, të cilave nuk u ka kaluar buxheti asnjëherë në Kuvendin e Kosovës (Prishtinës për shkak të neglizhencës së Hekuran Muratit) dhe Ministria e Financave u ndan çdo muaj 1/12 e buxhetit që e kanë pasur në vitin 2024, ndërsa Albini ka vendosur që t’i luftojë 700 punëtorë të RTK-së me justifikimin banal se Ligji nuk i lejon të ndajnë buxhetin për paga për punëtorët e RTK-së, sepse duhet drita e gjelbër nga Komisioni Parlamentar që nuk ekziston.
Ajo ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit i ka ndarë miliona euro nga data 15 prill kur janë betuar si deputetë, për çka thotë se janë projekte të dyshimta të paspecifikuara në Ligjin e Vuxhetit.
Sipas saj, Kurti ka vendosur t’i luftoj punëtorët e RTK-së, sepse sipas saj nuk po arrijnë ti kontrollojnë të gjithë gazetarët aty.
“Shihni një situatë të ngjashme në vitin 2021 se si është bërë zgjidhja, shihni vendimin e kryeministrit Hoti, as atëherë s’ka pasur Kuvend të konstituar, por askush nuk ka mbetur pa pagë, askush asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje në vendimin e asaj kohe. Pra, siç po e shihni, nuk është Ligji, nuk është mungesa e Kuvendit, është Albin Kurti i cili po i mban peng 700 punëtorë të RTK-së, 700 familje. Kjo nuk është vetëm padrejtësi – është abuzim me pushtetin. Andaj i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të veprojë menjëherë dhe të lirojë institucionet nga uzurpatorët”, ka shkruar Bajrami. Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: