70 vjeçari vdes në bujtinë, dyshohet se përdori “Viagra” /VIDEO

Nuk dihet nëse ishte vdekje natyrale apo e stimuluar, por një 70 vjeçar nuk doli i gjallë nga një bujtinë e Prishtinë.

Lajme

24/04/2018 20:35

Detajet për rastin mbetet të zbardhen kur të intervistohet gruaja e cila ishte me të, por që për momentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmi.net gjatë ditës kishte raportuar për këtë rast ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha: “Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur ne rr. Xhamajli Berisha.Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete.Viktima është mashkull rreth 70 vjeç.”

Ai nuk ka thënë detaje tjera në lidhje me rastin, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Rasti po cilësohet nga policia si “vdekje e dyshimtë”.

YouTube player