Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

70 ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Zelandën e Re

11:03 | 15 Korrik 2020

“Krenare për menaxhimin e situatës së pandemisë”– tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Ajo deklaroi se qeveria ka hartuar një plan të rreptë masash, teksa në vend nuk raportohet as një rast i ri me koronavirus.

Për 70 ditë me radhë, në Zelandën e Re, nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus, transmeton Shekulli. Kjo është një fitore e madhe, ndërsa në botë shifrat po rriten frikshëm.

Jo çdo kush mund të hyjë në këtë shtet, pasi qeveria ka ndërmarrë rregulla të forta, përfshirë 2 javë karantinë për çdo kënd që vjen nga cilido shtet.

“Ndërkombëtarisht është vërtetuar që të veprosh shpejt , mund të kesh pushtet mbi virusin. Gjysma e masave të tjera nuk janë kaq efektive. Ndaj ne kemi një plan të rreptë nëse shfaqet një rast i ri në komunitet”, u tha ajo gazetarëve, duke përmendur edhe shpërthimin në Victoria, në Australinë fqinje.

Jacinda Ardern është vlerësuar mjaft për rolin e saj në menaxhimin e pandemisë. Në vend janë konfirmuar 1507 të infektuar dhe 22 viktima.