7 vjeçarja arriti mrekullisht të shpëtoj e gjallë nga aksidenti ajror

Sailor Gutzler, vajzë shtatë-vjeçare "mrekullisht" i shpëtoi një aksident ajror në Kentaki të SHBA-ve, dhe eci pothuajse një milje zbathur në kushte të ngrirjes. Për të ngritur alarmin, ajo përdori aftësitë e mbijetesës të cilat ja kishte mësuar babai i saj, i cili humbi jetën në aksident. 

Bota

04/01/2015 23:02

Ajo ishte e mbijetuara e vetme e aksidentit që vrau prindërit e saj, motrën dhe kushëririn, dhe tani është duke u shikuar nga gjyshërit e saj, transmeton lajmi.net. 

Përdorimi i teknikave të mësuara nga baba i saj, bëri që Sailor ajo të arrij që të ecë nga vendi i aksidentit, përmes pyjeve, për të arritur te një shtëpi. 

Ajo kaloi dy kodra dhe një lumë në errësirë, në temperatura nën zero, para se të arrijë te shtëpia e Larry Wilkins, rreth tre të katërtat e një milje nga vendi i rrëzimit të avionit familjar. 

Mr Wilkins, 71, i cili menjëherë telefonoi policinë, tha se pa Sailor dridhej, e gjakosur dhe e veshur me rroba të verës, kur ai hapi derën e shtëpisë ku ishte paraqitur vajza. 

“Kur e hapa derën pashë një vajzë të vogël shtatë vjeçe, hundë të përgjakshme, krahë të përgjakur, këmbë të përgjakura, me një çorape, një këpucë dhe duke qarë”, ka ai. 

“Ajo më tha se mami dhe babi i saj kishin vdekur, dhe ajo kishte qenë në një aksident ajror, dhe avioni ishte i ngulur me kokë poshtë”. 

Policia tha se vajza kishte një dorë të thyer, por u shfaq koherente dhe e qetë kur intervistua. (lajmi.net)