7 veturat e milionerëve dhe miliarderëve (FOTO)

Padyshim që të gjithë nga ne jemi kureshtar dhe e dëshirojmë jetën që e kanë milionerët dhe miliarderët e ndryshëm.

Auto & Tek

17/12/2015 16:20

Ne, nuk është që dimë shumë rreth stilit të jetës së tyre, mirëpo, të paktën e dimë se çfarë veture vozisin.

Lajmi.net e sjellë për ju më poshtë listën e 7 veturave që milionerët dhe miliarderët e ndryshëm i vozisin.

1) Vetura e parë e Tim Cook kishte qenë Porsche Boxter, por këto ditë ai është parë duke e vozitur një BMW 5 Series

2) Elon Musk, miliarderi që qëndron prapa Tesla dhe SpaceX, është i dashuruar në vetura dhe ka pohuar se ai e ka një 67 Series 1 E-Type Jaguar

3) Shefi i Facebook Mark Zuckerberg thuhet se ka disa vetura, duke e përfshirë një Acura TSX, por ai gjithashtu thuhet se ka paguar për një super-veturë italiane Pagani Huayra, e cila çmimin minimal e ka 1.3 milion dollarë.

4) Miliarderi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, e ka një koleksion të tërë me vetura të tipit Porsche, por kryesorja është vetura sportive Porsche 959 e cila është blerë 13 vite para se vetura të aprovohet nga EPA apo Departamenti i Transportit

5) I pari i Amazon, jeff Bezos, ende e vozit veturën e tij të vitit 1996 Honda Accord, model i cili kushton rreth 4,000 dollarë

6) Zbuluesi i Snapchat, Evan Spiegel, i ka shijuar disa vetura luksoza gjatë rritjes së tij, por pasi që ishte bërë i pasur ai ia kishte bërë dhuratë vetes një Ferrari.

7) Bashkë-themeluesi i kompanisë Google, Sergey Brin, i dëshiron veturat e tij Tesla, dhe ai është personi i 4-të i cili e ka marrë veturën më të re të firmës Tesla, Model X

/lajmi.net