7 qytetet më të rrezikshme në botë (Foto)
Nëse jeni lodhur duke lexuar vetëm për vende të bukura, ky artikull është i duhuri për ju.

Lajme
Sigurisht, çdo vend e ka anën e mirë dhe të keqe të tij, dhe madje edhe në qytetet mund të sigurta ju mund të keni përvoja të pakëndshme, por këto qytete njihen për rrezikshmërinë e lartë sidomos nëse turistët shkojnë për vizitë.
Lista e qyteteve më të rrezikshme në botë është si më poshtë:
1. Lagos, Nigeri
Si një nga qytetet më të mëdha në Afrikë, dhe si kryeqyteti i Nigerisë, Lagos nuk është njohur asnjëherë si një qytet i cili ofron siguri jo vetëm për turistët por as për qytetarët e vet. Edhe pse janë marrë shumë masa në përpjekje për të shuar shkallën e krimeve, krimet po vazhdojnë të rriten së bashku me popullsinë.
2. Santo Domingo, Republika Dominikane
Ky ndoshta mund të jetë qyteti më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm në këtë listë, kjo pasi krimet në këtë qytet janë rritur kohët e fundit me të madhe. Vizitorët këshillohen që të kenë kujdes vazhdimisht kur ndodhen në këtë qytet dhe të mos dalin natën nëpër rrugë, transmeton lajmi.net.
3. Rio de Janeiro, Brazil
Një nga qytetet më të bukura në botë, por gjithashtu edhe një nga më të rrezikshmit. Në këtë qytet ka shumë hajdutë, veçanërisht në zonat ku jetojnë qytetarët e varfër. Pjesa më e madhe e qytet është e mbuluar nga trafikantët e drogës, apo lagjeve të varfra, dhe policët janë të njohur për të nxjerrë ryshfet nga të huajt nëse dëshirojnë që t’i sigurojnë ata. Ka histori të ndryshme mbi këtë qytet, ku shumë turistë vriten dhe zhduken.
4. Bangkok, Tajlandë
Edhe pse Bangkoku ka një nivel relativisht më të ulët të krimeve në krahasim me qytetet e tjera të Azisë Juglindore, ky qytet ka një ‘nëntokë’ tejet famëkeqe të përqendruar në prostitucion dhe trafikim të qenieve njerëzore. Tajlanda megjithatë është një vend i popullarizuar turistik, por në qoftë se planifikoni të vizitoni këtë qytet, duhet ta dini se zbatimi i ligjit nuk ekziston atje.
5. Capetown, Afrikë të Jugut
Qyteti më i bukur në Afrikë të Jugut, por gjithashtu edhe më i rrezikshmi. Pjesërisht, kjo ndodh për shkak se Afrika e Jugut ka një pabarazi të madhe sociale dhe ekonomike. Si rezultat, disa pjesë të ndryshme të qytet kanë një shkallë shumë të lartë të rrëmbimeve, vrasjeve dhe vjedhjeve.
6. Bogota, Kolumbi
Përderisa i gjithë vendi është i njohur për rastet e pafundme të dhunës dhe trafikimit të drogës, Bogota është qyteti më i dhunshëm në këtë vend. Ai drejtohet nga zotërinjtë e drogës dhe ka normat më të larta të krimit në botë. Qyteti është bërë i famshëm për kulturën e rrëmbimit që ka.
7. Ciudad Juarez, Meksikë
Një nga qytetet më të rrezikshme në botë, qyteti ka normat më të larta të vrasjeve. Në vitin 2009, 2,600 njerëz u vranë për shkak të dhunës lidhur me drogën. Forcat policore janë pothuajse jo-ekzistente dhe shumica e anëtarëve të saj janë vrarë dhe as ushtria nuk është më e fuqishme se kartelet e drogës. (lajmi.net)