7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:20, në mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 7 persona. “Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:20, në mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 7 persona.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/