7 minuta ushtrime të nevojshme për trupin tuaj

Që bëni ushtrime të mira dhe të keni rezultate më shpejtë, ju duhet të ndani të paktën 10 minuta në ditë.

Lifestyle

28/05/2020 20:04

Ndaluni duke thënë që nuk keni kohë të mjaftueshme, harroni arsyetimet dhe provoni të ushtroni trupin tuaj në mënyrë të rregullt, transmeton lajmi.ent.

Duhet ti bëni secilin ushtrim për 30 sekonda pa pushim në mes ushtrimeve që të arrini rrahje të shpejta të zemrës dhe të digjni kalori më shumë.

Sqauat si i burgosur

Fillon me qëndrimin në shputat tuaja dhe duhet të ketë hapësirë pak më shumë së pozita e kikave. Vendosi krahët mbrapa kokës si i burgosur dhe përkulni gjunjët tuaj në squat, si të uleni në karrige.

Vazhdoni për 30 sekonda.

Squat me kërcim

Filloni në pozicionin e squatit, dhe më pas kërceni drejt dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Bëjeni për 30 sekonda.

Push-Ups

Përgatituni në pozicionin e plank krahët dhe këmbët duhet të jenë drejtë. Përkulni krahët tuaj dhe uluni poshtë por jo të shtriheni. Kështu vazhdoni për 30 sekonda. Duke i thyer dhe drejtuar krahët tuaj bashkë me të edhe trupin tuaj.

Ngjitja e maleve

Fillon me plank afroni njërën këmbë tek gjoksi juaj dhe duke kërcyer i ndërroni këmbët në atë pozicion. Vazhdoni për 30 sekonda.

Kërcimi  me ulje

Qëndroni drejtë dhe vendosni këmbët dhe krahët së bashku, kërceni lart dhe uluni poshtë duke e prekur token me njërën dorë, bëjeni 30 sekonda.

Kërcimi X

Fillon me kërcimin lart, ngrini edhe duart bashkë me këmbët në të njëjtën formë dhe më pas kthehuni në pozitën fillestare, shkruan healthy life boxx. Bëjeni këtë për 30 sekonda.

Goditja gjysmërreth

Deri sap o qëndroni drejtë, ndrini këmbën e majtë lartë dhe bëni një gjysmë rreth, më pas bëjeni të njëjtën gjë edhe me këmbën e djathtë, kështu vazhdoni për 30 sekonda.

Biçikleta

Fillon me shtrirjen tuaj në tokë dhe vendosni duart mbrapa kokës duke i lëvizur këmbët në formë të biçikletës. Bëjeni këtë për 30 sekonda.

Plank

Fillon me një pozicion të drejtë dhe qëndroni në bërrylat e duarve tuaja duke rezistuar për 30 sekonda. /Lajmi.net/