7 dhjetori, deri me këtë datë kanë kohë subjektet politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ
Kosova ka hyrë në muajin kur do të mbahen zgjedhjet nacionale. 25 ditë kanë mbetur deri në ditën kur qytetarët e vendit do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit, transmeton lajmi.net. Partitë politike ju kanë mbetur veç edhe 4 ditë deri në dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ. Këtë për lajmi.net e…
Lajme
Kosova ka hyrë në muajin kur do të mbahen zgjedhjet nacionale.
25 ditë kanë mbetur deri në ditën kur qytetarët e vendit do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit, transmeton lajmi.net.
Partitë politike ju kanë mbetur veç edhe 4 ditë deri në dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai./lajmi.net/