7 arsye se pse duhet të pini ujë me limon në mëngjes

A e keni ditur se limonët kanë më shumë kalium se mollët dhe rrushi?

Lajme

15/10/2015 10:14

Ky fakt interesant është vetëm një nga arsyet se pse ju duhet të pini ujë me limon në mëngjes.

Duke filluar ditën me këtë lloj lëngu ju do të jeni më vital, energjik si dhe do të pastroni sistemin tuaj.

Sidoqoftë, kjo është lista prej 7 arsyeve se pse ju duhet të pini ujë me limon në mëngjes, e të cilën lajmi.net e sjell për ju:

1) E përmirëson sistemin tuaj të imunitetit
Pasi që limoni është i mbushur me Vitamin C, ajo ndikon shumë në sistemin tuaj të imunitetit.

Kur ju ndiheni apo jeni të lodhur, stresuar apo keni punuar më shumë se zakonisht, Vitamina C janë të parat që ulen, e në ato momente limoni mund të ju ndihmojë!

2) E pastron sistemin tuaj
Lëngu i cili përfitohet nga limoni është i mbushur me vitamina dhe minerale të ndryshme e që e pastrojnë sistemin tuaj nga toksina të dëmshme.

3) Të ndihmon të humbësh peshë
Limoni përmban shumë fibra të pektinit e të cilat ndikojnë që ju të mos ndjeni aq shumë uri sa ndjeni zakonisht.

4) E pastron lëkurën tuaj
Pasi që lëngu i limonit ka nivele të larta të antioksidantëve, Vitamina C ndihmon të zvogëloj ‘njollosjen’ e lëkurës sikurse edhe shkaktimin e rrudhave.

5) Ndihmon kundër infektimeve
Një gotë me ujë limoni të nxehtë është gjëja më e mirë që mund ta përdorni për të luftuar infektimet e ndryshme pasi që jo vetëm se e përmirëson sistemin tuaj të imunitetit por edhe ndihmon të parandaloj gjëra sikur pezmatimet në fyt etj.

6) Të bën më energjik
Pasi që limoni ndihmon edhe me tretjen, ai edhe i dhuron trupit tuaj të fitoj më shumë energji kur fillon tretja.

7) Burim i jashtëzakonshëm i kaliumit
Kaliumi është shumë i rëndësishëm për trurin, nervat si dhe për shëndetin e zemrës, e që lëngu i limonit është i mbushur me këtë vitaminë.

Shtoni limonin në rutinën e mëngjesit kur ju pini ujë dhe ju nuk do të pendoheni pasi që ju vet do t’i vëreni të mirat që sjell ai. /Lajmi.net