65 mijë gjermanë punojnë në Zvicër, gazetari tregon arsyen

Mbase nuk e keni dëgjuar deri më tani, por 65 mijë gjermanë janë të angazhuar me punë parësore në Zvicër. Jo vetëm kaq. Afër 400 mijë banorë nga vendet e BE-së, punojnë në Zvicër, por në një sistem tjetër. Ata shkojnë dy ose tri herë në javë në vendin helvet, ndërsa kthehen më pas në…

Lajme

14/08/2023 21:40

Mbase nuk e keni dëgjuar deri më tani, por 65 mijë gjermanë janë të angazhuar me punë parësore në Zvicër.

Jo vetëm kaq. Afër 400 mijë banorë nga vendet e BE-së, punojnë në Zvicër, por në një sistem tjetër.

Ata shkojnë dy ose tri herë në javë në vendin helvet, ndërsa kthehen më pas në vendlindje.

Kjo për të kursyer nga jeta e shtrenjtë në shtetin që njihet për prodhimin e orëve, e edhe të çokollatave.

Në Zvicër, aktualisht çmimi i produkteve bazë është për 40% më i shtrenjtë se në Gjermani, andaj edhe kjo është arsyeja pse një numër i konsiderueshëm i gjermanëve punojnë te fqinjtë.

Për më tepër, ndiqeni këndvështrimin interesant të gazetarit të lajmi.net, Adriatik Llugiqit.