600 orë të intervistave me refugjatë
Artisti disident kinez Ai Weiwei ka nisur të intervistojë në Gaza për dokumentarin e tij mbi valën e refugjatëve që aktualisht bota po e përjeton si një prej krizave më të mëdha njerëzore.
ShowBiz
“Siç e dimë të gjithë, palestinezët janë ndër popullatat me historinë më të gjatë të dëbimit. Në Gaza sot situata është e tmerrshme dhe ne kemi ardhur këtu ti integrojmë palestinezët në filmin tonë” thotë Weiwei.
41 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të një konflikti apo katastrofe natyrore, sipas raporteve të fundit.
Weiwei ka vizituar një periferi të Gazës e cila ishte bombarduar nga Izraeli para dy vitesh. Ai qëndroi edhe në pjesën e kufirit me Egjiptin, mbyllur tash e tri vite. Weiwei ka qenë në arrest shtëpiak në Kinë për disa vite, deri vitin e kaluar, ndërsa tani po udhëton nëpër Evropë për t’iu ndihmuar refugjatëve.
“Jam i tmerruar me Evropën, e cila është sillë më së paku si shoqëri që mund të ofrojë empati dhe ndihmë esenciale për këta njerëz të pafat. Ky është test i humanitetit” tregon Weiwei.
Ai ka rreth 600 orë të intervistave me refugjatë, politikanë, grupe joqeveritare dhe priftërinj. Filmi do të dalë vitin tjetër./kultplus