60 vjeçarja lidhet me 21-vjeçarin: Që në takimin e parë e putha dhe rashë në dashuri

Pam Shasteen, 60 vjeç, ka humbur të gjithë miqtë pasi u fejua me një djalë 21 vjeç të quajtur Jonathan Langevin. Të gjithë miqtë e saj nuk mundën ta pranonin këtë marrëdhënie dhe menduan se Pami definitivisht ka nevojë për një terapi mendore.

Fun

30/06/2020 18:38

Por çifti i dashuruar nga SHBA nuk kanë lejuar që komentet negative t’i shqetësojnë apo t’i përçajnë, transmeton abcnews.

Ata gjithashtu thonë se jeta e tyre seksuale është e shkëlqyeshme. Në një intervistë për një media të huaj, Pam tha: “Unë ende nuk arrij të besoj se miqtë e mi që i njoh për 30 vite me rradhë, nuk janë të lumtur për mua dhe nuk e pranojnë lidhjen time me Jonathan.

Edhe pse 21 vjeç ai është dashuria e jetës sime dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë ata”.Aksidentet më të çuditshme, në shikim të parë duken si foto të edituara, në fakt janë të vërteta.

Në shkurt 2018, Pam mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në një aplikacion takimesh. Ata u njohën në këtë aplikacion, në të cilin Jonathan tregoi moshën e tij dhe Pam u ndje shumë keq se ajo ishte shumë e moshuar para tij.

Por çuditërisht Jonathan nuk e kishte pasur problem dhe gjithmonë i pëlqente të kishte një grua më të vjetër në jetën e tij. Pra të dy pas shumë bisedash në kamerë vunë re që ato kishin shumë të përbashkëta. Pas një kohe ata u takuan dhe dhanë puthjen e parë. Që nga ai takim të dy ranë në dashuri.