6 viktima nga aksidentet e trafikut brenda javës ndërsa 58 që nga janari – Numër i madh i aksidenteve në Kosovë
Që nga e hëna, në Kosovë janë regjistruar pesë aksidente trafiku, ku për pasojë kanë humbur jetën 6 persona. Një aksident ka ndodhur në Llapushnik ku kanë humbur jetën në vendngjarje dy persona, burrë e grua, ndërsa djali i tyre 19 vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK gjatë trajtimit. Ditën e djeshme në Dollc të…

Lajme
Që nga e hëna, në Kosovë janë regjistruar pesë aksidente trafiku, ku për pasojë kanë humbur jetën 6 persona.
Një aksident ka ndodhur në Llapushnik ku kanë humbur jetën në vendngjarje dy persona, burrë e grua, ndërsa djali i tyre 19 vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK gjatë trajtimit.
Ditën e djeshme në Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe një veture, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i veturës ndërsa pesë persona janë lënduar.
Një vetaksident i cili ka përfunduar me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku ka humbur shoferi i veturës i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Si pasojë e vetaksidentit, sot ka humbur jetën edhe një person në Pejë. Shoferi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Numër shumë i madh i aksidenteve me fatalitet kanë ndodhur edhe gjatë shtatë muajve tëparë të 2025-tës.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar mbi 4 mijë aksidente, por me fatalitet ishin 51 sosh ku mbetën të vdekur 58 persona. Ndërsa në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar kishin vdekur 52 persona në aksidente.
Policia e Kosovës ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 448 mijë gjoba.
Policia thotë se kanë hartuar dhe janë zbatuar disa urdhra operativë për të ofruar siguri.
“Për të ofruar siguri dhe kontroll më efikas në trafik, Policia e Kosovës ka hartuar dhe janë duke u zbatuar disa Urdhrat Operativ si “Siguria në Trafikun Rrugor” dhe “Sezoni Veror 2025”, dhe plane të tjera që kanë të bëjnë me mjete me dy rrota. Po ashtu janë realizuar fushata të ndryshme, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Kanë vazhduar patrullimet me veturave me pajisje inteligjente “Smart Patrol” dhe radarë mobilë me që rast aktivitetet policore kanë qenë të shtuara më shumë se 9% krahasuar me periudhën krahasuese 2024.”.