6 të arrestuar për moszbatim të masave të qeverisë
Gjatë së dielës në tërë Kosovën janë arrestuar 6 persona për moszbatim të vendimit të qeverisë.

Lajme
Qytetarët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos i respektojnë vendimet e qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së dielës janë arrestuar gjashtë persona për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, vetëm në dy komuna ka pasur të arrestuar dhe se numri më i madh i të arrestuarve është në komunën e Kamenicës.
Më poshtë ju sjellim në mënyrë të detajuar të gjitha rastet për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:
Kamenicë 06.06.2020 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kamenicë 06.06.2020 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kamenicë 06.06.2020 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kamenicë 06.06.2020 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë 07.06.2020 – 01:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, për veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/