6 mënyra natyrale për të shpëtuar nga kapsllëku dhe fryrja e barkut

Kapsllëku është një gjendje shumë e dhimbshme e trupit dhe që ju bën të ndiheni të fryrë. Por ka mënyra për të kuruar kapsllëkun me gjërat që ndoshta keni në shtëpinë tuaj.

Lifestyle

12/04/2019 21:54

1) Sode buke dhe ujë të ngrohtë

Miksoni një lugë çaji sode buke me një çerek filxhani me ujë të ngrohtë. Kjo do të lehtësojë dhimbjen e kapsllëkut dhe do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar.

2) Hidratohuni: Duke qenë i dehidratuar mund të anashkaloni kapsllëkun. Pra, duhet të pini sa më shumë ujë. Thuhet se prija e ujit të gazuar thuhet se bën mirë, pasi ju hidraton deh karboni bën mirë për të shtyrë mbetjet drejt daljes.

3) Hani fibra:  Duke pasur fibra të mjaftueshme në dietën tuaj ndihmoni që zorrët tuaja të lëvizin më shumë dhe në mënyrë të tillë ushqimi kalon më lehtë.  Fibrat e tretshme jo të fermentueshme, të tilla si psyllium, janë lloji që ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

4) Ndaloni së ngrëni bulmet: Ushqimet si djathi, akulloret, qumështi dhe produktet e tjera të qumështit mund të shkaktojnë kapsllëk. Kjo është për shkak se ata mund të ngadalësojnë lëvizjet tuaja të zorrëve. Eliminimi ose reduktimi i qumështit mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut.

5) Lëvizni më shumë: Aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin tonë në përgjithësi. Gjithashtu mund të ndihmojë me kapsllëkun. Lëvizja mund të ndihmojë lëvizjen e zorrëve. Ka edhe ushtrime të caktuara ose joga që ju mund të bëni për t’ju ndihmuar me kapsllëkun.

6) Pini kafeinë: Pirja e kafeinës mund t’ju ndihmojë të çliroheni. Kafeja stimulon muskujt në sistemin tuaj të tretjes. Gjithashtu përmban sasi të vogla të fibrave të tretshme që ndihmojnë për të përmirësuar ekuilibrin e baktereve të zorrëve.