6 gjëra që nuk mund t’i bëjmë në ëndrra

Ne ende nuk e kuptojmë plotësisht qëllimin e ëndrrave tona, por kjo nuk e ndalon trurin tonë të krijojë koncepte të bukura por të çuditshme gjatë ëndrrave.

Lifestyle

16/10/2020 14:15

Disa objekte dhe veprime të zakonshme duket se nuk shfaqen kurrë në ëndrrat tona, ndërsa disa dukuri të jashtëzakonshme janë normale në ëndrra. Gjërat si telefoni, pasqyra dhe ushqimi janë rrallë prezente në ëndrrat tona, raporton “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

  1. Nuk shohim telefonin

Sipas hulumtimit, vetëm rreth 3.55% e grave dhe 2.69% e burrave shohin telefonin në ëndrrat e tyre. Mund të jetë e lidhur me faktin se telefonat dhe pajisjet e tjera moderne janë shfaqur në jetën tonë goxha kohët e fundit, dhe truri ynë nuk është mjaft i mësuar me to.

Ekziston një teori që ne ëndërrojmë në mënyrë që truri ynë të përpunojë ankthet dhe frikën tonë dhe na ndihmon të merremi me ngjarje stresuese. Ato janë më të lidhura me problemet me të cilat mund të kishin të paraardhësit tanë, si luftimet dhe mbijetesa.

  1. Nuk mund të shkruajmë, lexojmë ose të flasim siç duhet

Rajonet e trurit tonë janë përgjegjëse për interpretimin e gjuhëve janë shumë më aktive kur jemi në gjumë. Kjo është arsyeja pse formimi dhe shprehja e gjuhës mund të bëhet e vështirë.

Për shembull, disa njerëz vërejnë se nuk janë të sigurtë që ata ose të tjerët flasin në të vërtetë në pozicionin e tyre dhe komunikimi mes tyre duket më shumë si telepatia. Kështu që ne mund të kuptojmë konceptet dhe idetë ndërsa jemi në gjumë dhe mund të shprehemi, por në të vërtetë nuk dëgjojmë tingullin ose shohim që flet.

  1. Nuk shohim njerëz të panjohur

Ekziston një teori që truri ynë nuk mund të “krijoj” njerëz të ri dhe të gjithë të huajt që shohim në ëndrrat tona janë ose njerëz që tashmë i kemi hasur diku ose fytyrat e tyre janë një kombinim i tipareve që kemi parë tashmë. Ndërsa studiuesit theksojnë se deri më tani, nuk ka asnjë mënyrë për të provuar këtë teori për shkak të natyrës së ëndrrave tona, ata thonë se kjo hipotezë ende mund të jetë e vërtetë, transmeton lajmi.net.

  1. Nuk mund të bëjmë aktivitete fizike

Ne të gjithë ndoshta e kemi provuar – ju përpiqeni të vraponi, luftoni ose të hidheni lart, por ndihet sikur po bëni gjithçka në lëvizje të ngadaltë, pa marrë parasysh sa përpiqeni. Studiuesit sugjerojnë që ne mund ta perceptojmë kohën ndryshe gjatë gjumit, si më shpejt dhe më ngadalë.

Pos kësaj, ne shohim ëndrra gjatë gjumit tonë REM, dhe muskujt tanë janë të imobilizuar dhe të relaksuar gjatë kësaj kohe. Në këtë mënyrë, truri ynë sigurohet që ne nuk do të veprojmë sipas asaj për të cilën ëndërrojmë. Pra, kjo ndjenjë e lëvizjes së ngadaltë mund të ndodhë për shkak të mungesës së reagimit muskulor ose përpunimit nervor më të ngadaltë gjatë kësaj faze të gjumit.

  1. Të shohim vetën në pasqyrë

Pasqyrat dhe reflektimet janë koncepte interesante kur bëhet fjalë për ëndrrat. Çështja është që në botën reale, reflektimet respektojnë ligjet e fizikës, por ëndrrat drejtohen nga pritjet dhe kujtimet tona të pavetëdijshme, dhe rregullat e “jetës reale” nuk zbatohen atje.

Kështu që zakonisht do të shohim diçka të paqartë ose jo shumë të dallueshme në pasqyrë, ose mund të shohim fytyrat tona në formë tjetër.

  1. Të shijojmë ushqimin

Një ekspert thotë se njerëzit rrallëherë e ndiejnë “përvojën e plotë të ngrënies” në ëndrra dhe ne priremi të kujtojmë se ishim gati për të ngrënë ose sapo kishim ngrënë. Por nëse arrijmë të kujtojmë vetë procesin, mund të kemi probleme me identifikimin se çfarë saktësisht po hanim dhe çfarë shije kishte ky ushqim.

Por ndonjëherë, njerëzit e ndiejnë shijen e ushqimit në ëndrrat e tyre, gjë që është veçanërisht e zakonshme tek ëndërruesit e kthjellët. /Lajmi.net/