581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Haradinaj: Rreshtimi i duhur në histori para 581 vitesh, i shpëtoi tokat arbërore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Besëlidhja e Lezhës është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve. Kështu ka thënë Haradinaj në 581-vjetorin e Besëlidhjës së Lezhës. “Besëlidhja e Lezhës është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve, ndër shekuj, dje, sot dhe nesër. Rreshtimi i…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Besëlidhja e Lezhës është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve.
Kështu ka thënë Haradinaj në 581-vjetorin e Besëlidhjës së Lezhës.
“Besëlidhja e Lezhës është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve, ndër shekuj, dje, sot dhe nesër. Rreshtimi i duhur në histori para 581 vitesh, i shpëtoi tokat arbërore. Mendjemprehtësia e kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, na shërben edhe sot.
Krenar me çka ishim, çka jemi dhe çka do të qëndrojmë!”, ka thënë Haradinaj.