57 emigrantë në autobusin që po qarkullonte në Obiliq, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka ndaluar në kontrollim një autobus që po qarkullonte në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Lajme

02/06/2022 08:59

Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U, (1988 mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 prej tyre nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, një nga Palestina dhe një nga Bangladeshi).

“Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.”, thuhet në njoftimin për media.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/