Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

55 vjeçarja me përmasa perfekt

22:58 | 23 Janar 2020

Sharon Orval, 55 vjeç dhe vajza e saj 20-vjeçare Hannah shpesh kanë fansa që pyesin nëse ishin motra apo jo.

Sharon Orval, një police dhe ish trajnere personale, bënë palestër pesë ose gjashtë herë çdo javë dhe merr ushqime të kufizuara.

Kohët e fundit vajza e saj 20-vjeçare Hannah postoi një foto të të dyjave të ulur në një stol në bikini me titullin: “Po, kjo është nëna ime”, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Brenda pak minutash, postimi i bërë mori mijëra pëlqime dhe pyetje në lidhje me mënyrën se si Sharon mban fizikun e saj perfekt.

Duke folur në Instagram, Sharon tha se ndërsa ushtrimet e barkut janë të shkëlqyera për “tonifikimin dhe formimin e muskujve”, nëse keni një shtresë dhjami nuk do të mund të shihni muskujt tuaj.

Ajo sqaroi se gjenetika ka shumë të bëjë me vendin ku ruani yndyrën.

Kur është fjala për dietën e saj, Sharon i pëlqen t’i mbajë gjërat “të pastra” duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta, si dhe karbohidrate integrale.

Ajo gjithashtu shmang ushqimet e përpunuara dhe trajton veten me atë që dashuron. Sharon postoi se nëse po filloni të mendoni për dietën tuaj, mos bëni ndryshime të mëdha pasi keni më pak mundësi t’i përmbaheni. /Lajmi.net/