523 vjet më parë Colombus zbuloi Amerikën
Sot janë bërë 523 vjet që kur eksploruesi italian Christopher Columbus zbuloi kontinentin amerikan.

Bota
Christopher Colombus shkruan në ditarin e anijes: “Vendi ku kam zbarkuar nuk duket se është Japonia; me siguri duhet të jetë Kina” .
Ai sapo kishte zbuluar Kubën. Kjo ndodhi më 1 nëntor 1492.
Colombus mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit.
Vlerësimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika.
Prapë se prapë Colombus vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuçi, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent./lajmi.net