50 cent nuk ka ditur të përgjigjej para gjyqit
Nuk po mbarojnë skandalet për 50 Cent.

ShowBiz
Reperi amerikan i njohur më nofkën 50 cent, duket se nuk ia kishte idenë se çfarë të thoshte kur avokatët e Departamentit të Drejtësisë ia bënë pyetjet më të thjeshta për financat e tij gjatë seancës gjyqësore për bankrotim në Connecticut.
Gjithçka filloi kur në dhomën e gjyqit, ai nuk e dinte numrin e sigurimeve të tij.
Avokatja përgjegjëse Abigail Hausberg me mirësjellje i tha se e di se cili je ti dhe se mund ta sjelli më vonë.
Më vonë gjatë seancës, për një seri pyetjesh të thjeshta, reperi emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, mbeti i shtangur dhe iu drejtua avokatëve të tij për t’ia treguar përgjigjet.
Ai madje nuk e dinte as për sa kohë llogaritari i tij, Michael Oppenheim kishte punuar për të.
Kur gjykatësja e pyeti: “Për sa kohë ka qenë Oppenheim llogaritari yt?”, 50 cent e drejtori shikimin nga ai.
Më pas Oppenheim u përgjigj: “Për dy vjet”./KlanKosova