5 problemet që i kemi me rrjetet sociale
Njerëzit gjatë përdorimit në përditshmëri të rrjeteve sociale përballen me shumë probleme.

Lajme
Ato mund probleme janë nga më të ndryshmet, disa nga ato probleme i prekin një pjesë të madhe të njerëzve, disa jo.
Megjithat, lajmi.net e sjell listën e disa problemeve që njerëzit i kanë me rrjetet sociale:
1) Njerëzit të cilët nuk i përkasin rrjeteve sociale
Facebook është mbushur me njerëz të moshave të ndryshme.
Por siç duket njerëzit në moshë shumë të re ose shumë të vjetër të cilët e përdorin Facebook-un, i irritojnë pjesën tjetër.
2) Gangsterët e internetit
Të gjithë e njohim dikë që në internet shitet “mangup” por në jetën reale është person krejtësisht i urtë.
3) Ata të cilët të postojnë pa ndalë
Është edhe ky lloj i njerëzve që gjatë gjithë ditës postojnë pa ndalur gjëra të ndryshme dhe shpeshherë të çuditshme.
4) Interneti është përgjithmonë
Me këtë dëshirojmë të themi se çdo gjë që postohet në internet, do të mbetet gjithmonë aty.
Prandaj kujdes çfarë postoni.
5) Hajdutët elektronik
A ju ka ndodhur që të postoni ndonjëherë diçka shumë zbavitëse dhe pas 2-3 minutave dikush ua ka vjedhur postimin?
Epo kjo quhet vjedhje elektronike. /lajmi.net