Më 5 maj Jericho sjell këngën e re
Grupi muzikor JERICHO bëjnë të ditur se më 5 maj vjen kënga e tyre “Kanga e ashikëve”.
ShowBiz
Përmes një postimi, grupi thotë se pas një kohe të gjatë që kanë paralajmëruar realizimin e këngës në fjalë, po afrohen drejt finalizimit.
Anëtarët e grupit thonë se nuk ka qenë aspakt e lehtë trajtimi i një teme të tillë kaq komplekse, që ka të bëjë me njërën nga eksperiencat shpirtërore më interesante të njerëzimit, sipas tyre, ky ushëtim ka zënë vend edhe në trojet tona duke u bërë pjesë e traditës sonë, si dhe duke u gërshetuar në formën më burimore dhe më origjinale në mesin e traditave të shqiptarëve.
JERICHO sjell këtë këngë me një tekst origjinal të shkruar në ngjashmëri me stilin “bejtexhive” si dhe me kompozim origjinal e aranzhman të bazuar në folklorin e kësaj ane, të përcjellur nga mjeshtrit e folklorit shqiptare të kësaj kohe: Shaqir Hotit në kavall, Afrim Sadikut në sharki dhe çifteli si dhe Shaqë Hoxhës në daulle.
“Këtë rrugëtim shpirtëror në formën e një tregimi përplot me simbolikë na e sjell aktori veteran i teatrit të Gjakovës, SYlejman lokaj, si dhe aktori i Shkupit, Fisnik Zeiqir, në rolin e “mësuesit “ dhe “nxënësit””, njofton grupi Jericho.
Mësohet se kripi është xhiruar në grykën e lumit të Drinit të Bardhë, në skenën e Teatrit të Gjakovës si dhe me fokus të veçantë në Çarshinë e Madhe të Gjakovës ku për qindra vjet nëpër rrugët e saj të kalldrëmit e dyqanet prej druri të esnafëve të qytetit, jetuan njerëz jo vetëm të zanatit por që ishin përplot me urtësi.
“Shpresojmë t’ju sjellim të paktën një shkëndije prej jetës së “ashikëve”! Promovimi i video klipit ne YouTube dhe Facebook, të enjten më 5 Maj”, njofton Jericho./ Lajmi.net