5 filmat që duhet t’i shihni patjetër!

Ditët e ftohta dhe me borë, kur asgjë përveç të qëndruarit në shtëpi nuk tingëllon ide e mirë, janë një rast i përkryer për një natë filmas me miqtë apo familjen, shoqëruar me një çaj.

ShowBiz

09/01/2016 19:41

Ja pesë sugjerime për filma të mrekullueshëm:

  1. The Shawshank Redemption (1994):

shawshank1_2772806b

Historia e një burri që pafajësisht arrestohet për vrasjen e gruas së tij dhe miqësia e përjetshme e krijuar me një të burgosur tjetër. Personazhet kanë karakter shumë të veçantë dhe sigurisht që filmi do iu lërë ndryshe nga ç’ishit para se ta shihni. Vlerësimi i IMDB: 9.3/10.

2.   Amélie(2001):

Amelie-0230

Ky film me ngjyrat e mrekullueshmë do ju bëjë të shihni botën ndryshe. Është historia e një vajze franceze dhe mënyrave të stër-ndërlikuara se si ajo i bën gjërat, transmeton lajmi.net. Amélie është e bukur, e zgjuar, plot sekrete dhe sigurisht që do vjedhë zemrat tuaja. Mos e humbni. Vlerësimi i IMDB: 8.4/10

  1. Thelma and Louise (1991):

Thelma-Louise-ps06

Nëse ndonjëherë keni vrarë mendjen se si funksiojnë rolet e gjinive dhe se çfarë është feminizmi, ky film me siguri do përgjigjë ca pyetje tuaja. Thelma dhe Louise, dy gra të guximshme e gjejnë veten në një situatë shumë të komplikuar pasi vrajnë një burrë që po mundohej të sulmonte seksualisht njërën prej tyre. Një film i fuqishëm dhe i nënvlerësuar që duhet ta shihni patjetër. Vlerësimi i IMDB: 7.4/10

  1. Me And Earl And The Dying Girl (2015):

lead_960

Ky film me siguri që do ju lërë në një det të stërmbushur me lotët tuaj. Me një stil të ngjashëm si Amélie (i përmendur më lart), do ju bëjë të kuptoni shumëçka. Është historia e një vajze të prekur me kancer dhe dy shokët e saj që po mundohen të bëjnë një film për të, që ta bëjnë të ndihet më mirë. Por gjithçka merr përmasa të ndryshme. Nuk po them më shumë, shikojeni patjetër. Vlerësimi i IMDB: 7.8/10

  1. A Million Ways To Die In The West (2014):

A_Million_Ways_To_Die_In_The_West_43272

Filmi me komedinë më të veçantë që sigurisht do ju bëjë të qeshni me të madhe. Ky Western vjen nga regjisori i “Ted”, Seth McFarlane i cili poashtu aktron në këtë film. Është historia e një burri që mundohet të kalojë periudhën shumë të rrezikshme në të cilën jeton dhe njeh një vajzë në proces. Vlerësimi i IMDB: 6.1/10./lajmi.net