5 arsye të forta se pse duhet të flemë lakuriq (Foto)
Gjatë ditës ne duhet të veshim tesha të bukura kudo, por pse ti veshim ato në shtëpi kur jemi duke fjetur?!

Lajme
Së pari mund të ju duket si gjë e çuditshme që të shkoni dhe të fleni lakuriq, por në fakt ky lloj i stilit të gjumit vie bashkë me shumë benefite të tjera shëndetësore.
Sipas një studimi thuhet se vetëm 8% e Amerikanëve flenë lakuriq, por edhe shumë njerëz të tjerë fillojnë të flenë ashtu posa të dëgjojnë për benefitet që sjell.
1) Do të bëni gjumë më të mirë
Pavarësisht se pizhamet duken komforte dhe të përshtatshme, ato mund edhe të jenë si lloj pengese gjatë gjumit.
Pikë së pari, pizhamet, jastëku, dhe mbulesat tjera mund ta rrisin temperaturën e trupit të tuaj, duke e bërë të vështirë procesin e të fjeturit.
Trupit i duhet një ambient i freskët që të bie në gjumë të thellë, por me gjithë ato tesha, trupi juaj mund të mos e vërej që është koha të fleni.
2) I mundësoni trupit tuaj që të marrë frymë
Pasi që ne të gjithë jetojmë në një shoqëri moderne, ne në të vërtetë nuk i japim mundësinë trupit tonë që të “marrë frymë” thuajse asnjëherë.
Kjo vlen sidomos për femrat, pasi që nëse veshin të brendshme gjatë gjumit ato do të kenë më shumë rreziqe.
Kur njerëzit flenë lakuriq, ata i ulin rreziqet për infektime të ndryshme si dhe i japin mundësinë trupit që të marrë frymë.
Pos kësaj është edhe ndjenjë e mirë që të leni ajrin të prekë lëkurën tuaj pa ndonjë pengesë në mes.
3) Të fjeturit lakuriq me partnerin tuaj ulë nivelet e larta të stresit
Të gjithë e dimë se përqafimet dhe afërsia fizike që krijojmë me dikë kanë benefite të shumta shëndetësore, por të fjeturit lakuriq i qon gjërat në një nivel krejt tjetër.
Ndjenja e kontaktit lëkurë me lëkurë që e krijoni me partnerin tuaj do të ndihmoj që të ulni nivelin e lartë të stresit, e ulë shtypjen e gjakut si dhe të bënë më të relaksuar.
Gjithashtu duhet përmendur që të fjeturit lakuriq me dikë afër edhe të bënë më të lumtur, prandaj edhe më të shëndetshëm.
4) Do të ndiheni shumë të lidhur me partnerin tuaj
Në vitin 2014, një studim i 1,000 çifteve të martuara në Britani, kishte dëshmuar se ato çifte që bënin gjumë lakuriq ishin më të lumtur në lidhjet e tyre.
Më saktësisht, 57% e njerëzve që flenin lakuriq kishin raportuar se ndiheshin të kënaqur në lidhjen e tyre, por vetëm 48% e njerëzve që flenin me pizhame kishin raportuar për të ndjenjat ndjenja.
Bazuar në këto fakte, duhet cekur që është më mirë të fleni lakuriq pasi që edhe të lidh më shumë me partnerin tuaj.
5) Të fjeturit lakuriq të ndihmon që të humbni peshë
Pasi të zgjoheni nga gjumi, nivelet e stresit tuaj rriten duke shkaktuar që ju të ndiheni më të hapur për ushqime të pashëndetshme.
Gjatë gjumit, hormonet e rritjes rriten përderisa hormonet kortisole të stresit zvogëlohen.
Ky proces natyror e lejon trupin tuaj të mbetet i shëndetshëm dhe e mban nivelin e stresit të balancuar, por të një gjumë i keq dhe i gjithë trupi juaj pëson ndryshime.
Të fjeturit lakuriq, siç e cekem, ndihmon që trupi juaj të marrë frymë më lehtë, gjë e cila ndikon që ju të keni gjumë shumë më të thellë.
Në mëngjes, hormonet kortisole të stresit rriten prapë, duke mundësuar që ne të kemi energji mjaftueshëm sa për të filluar ditën.
Sidoqoftë, nëse ne nuk i japim mundësi trupit tonë që të zvogëloj nivelin e hormoneve të stresit, atëherë ne patjetër që do të kërkojmë diçka që të na japë energji për të vazhduar ditën, e që është ushqimi i keq.
Prandaj të fjeturit lakuriq ka shumë përfitime shëndetësore të rëndësishme. /lajmi.net