47 vjeçari nga Kosova arrestohet me të arritur në aeroportin e Mynihut- Kishte tri urdhër-arreste ndaj tij

Një kosovar është arrestuar nga autoritetet gjermane, me të hyrë në aeroportin e Mynihut. Policia federale gjermane bëri të ditur se kishte disa urdhër-arreste ndaj këtij personi. I njëjti është dërguar për në burg. Policia arrestoi 47 vjecarin në aeroportin e Mynihut pasi ai ishte në kërkim me tri urdhër-arreste të njëpasnjëshme. Sipas njoftimit nga…

Lajme

04/12/2024 10:15

Një kosovar është arrestuar nga autoritetet gjermane, me të hyrë në aeroportin e Mynihut.

Policia federale gjermane bëri të ditur se kishte disa urdhër-arreste ndaj këtij personi.

I njëjti është dërguar për në burg.

Policia arrestoi 47 vjecarin në aeroportin e Mynihut pasi ai ishte në kërkim me tri urdhër-arreste të njëpasnjëshme.

Sipas njoftimit nga mediat gjermane ai kishte fluturuar nga Prishtina të hënën, por pas kërkimeve që u bën për të rezultoi se ai ishte arrestuar edhe më parë  nga policët në Mynih, Gieben dhe Marburg.

I njëjti ishte dënuar për fyerje, kërcënime dhe shkelje të ndryshme të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna, transmeton lajmi.net.

Sipas informacioneve, 47 vjeçjari s’ka arritur ta paguajë gjobën mbi 10 mijë euro dhe ai tani po përballet me dënim me burg prej 256 ditëve në burgun e Erdingut.

Pas vuajtjes së dënimit, ai pritet të kthehet në vendin e tij të origjinës, Kosovë, pasi përveç urdhërarrestit, atij i ishte refuzuar hyrja në Gjermani./Lajmi.net/